Filmi i animuar “Borëbardha” na paska dërguar mesazhin e gabuar gjatë gjithë kohës dhe vetëm tani dikush e vuri në dukje.
Aktorja Kristen Bell shprehet se mesazhi jo i duhur që po i jepet fëmijëve përmes këtij filmi është se, ajo po fle në momentin kur princi e puth pa i marrë leje. Ajo shprehu shqetësimin e saj pasi i lexoi përrallën e famshme vajzave të saj Lincoln, 5 vjeç dhe Delta, 3 vjeç.
“Sa herë që lexoj përrallën shikoj vajzat dhe i pyes nëse mendojnë se është e çuditshme që, Borëbardha nuk e pyeti shtrigën e vjetër se pse ajo duhej ta hante mollën apo se ku e mori atë mollë? Ndërsa i them që unë kurrë nuk marr ushqim nga të huajt, po ju? Dhe fëmijët përgjigjen që ‘Jo’. Dhe atëherë mendoj se po bëj diçka të drejtë”, tha 38-vjeçarja.
Gjithashtu ajo pyet vajzat e saj në lidhje me romancën e Borëbardhës me Princin, pasi sipas saj jep pikëpamje të gabuar në lidhje me miratimin e një veprimi.
“Sepse ju nuk mund të puthni dikë nëse është duke fjetur”, tha aktorja.
“Borëbardha” u publikua nga “Disney” në vitin 1938 dhe tashmë është rikthyer në vëmendjen e shumë njerëzve, të cilët reaguan se nuk ishin dakord me mendimin e aktores.