“Në vendet më të forta e më të zhvilluara të Europës, si në Francë, në Itali apo në Gjermani shkon në burg për hapjen e një salloni bastesh”.
Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur të gjithë atyre që gabimisht komentojnë sikur “Shqipëria për shkak të mungesës të kapacitetit të shtetit për të kontrolluar këtë aktivitet po ndërmerr një masë drastike dhe kjo tregon paaftësinë e shtetit”.
Ai solli si shembull vende të zhvilluara europiane si Franca, Italia dhe Gjermania, të cilat i kanë vendosur bastet si monopol shtetëror.
“Franca e ka bërë në mënyrë drastike ndalimin me ligj të çdo lloj aktiviteti bastesh e lojërash fati, jashtë përgjegjësisë së shtetit. Në Francë, në Gjermani apo në Itali, bastet janë monopol shtetëror. Nuk ka kompani lart e poshtë që hapin dyqane dhe thërrasin njerëzit që të luajnë bixhoz. Dhe këto janë vendet më të forta e më të zhvilluara të Europës, ku shkon në burg për hapjen e një salloni bastesh”, tha Rama.
Arsyeja e kësaj qasjeje drastike, sipas tij, është pikërisht nevoja për ta kontrolluar këtë aktivitet.
Madje në ligjin francez, shtoi Kryeministri, ka një pjesë specifike që thotë: “kujdesi i shtetit për të sëmurët nga lojërat e fatit”, pasi kjo konsiderohet sëmundje