Prej disa ditësh, në Greqi flitet për një listë gazetarësh e politikanësh shqiptarë, që paguhen në mënyrë të fshehtë nga ana e shtetit grek.
Lajmi ka shkaktuar shumë zhurmë edhe në Shqipëri.
Gazeta greke Eleftheri Ora ka përmendur sot edhe disa emra.
Autorët e këtij shkrimi, E.Tofinou dhe H.Jakopoulos, thonë se pjesë e kësaj liste është “armiku” kryesor i Greqisë në Tiranë, Shpëtim Idrizi.
Sipas kësaj gazete, kreu i PDIU-së është paguar nga Athina plot 340 mijë euro.
Edhe Dashamir Tahiri i PDIU-së, shkruhet se ka marrë 25 mijë euro.
Më pas, përmenden edhe emra gazetarësh, por edhe këngëtarësh e aktorësh.
Eni Vasili p.sh, thuhet se është paguar 20 mijë euro.
Në listë përmendet edhe Artur Zheji e Ardit Gjebrea.
Aktorja Olta Gixhari thuhet në këtë shkrim, është paguar 12 mijë euro.
Në listë madje përfshihet edhe Noizy, Rudina Magjistari etj.
Nuk dihet sa e vërtetë dhe sa spekulative është kjo listë, por deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim, me përjashtim Artur Zhejit, që thotë se nuk ka marrë para nga Athina.