Altin Goxhaj avokat i lire, dikur miku i ngushtë i Bahës dhe i çadrës, ka reaguar pas skandalit të publikuar në mediat greke se nga fondi sekret i ministrisë së Jashtme të shtetit grek janë paguar miliona euro për gazetarë, e zyrtarë shqiptarë.
Mes tyre në listë shfaqej edhe deputeti i PD-së Ervin Salianji. Sipas Goxhajt Basha duhej të reagonte sa më parë e jo të heshtë si gjithmonë kur përmenden deputetë të PD-së.
Postimi i Altin Goxhajt
PËRSE NUK REAGON LUL SOROSI PËR ZBARDHJEN E SKANDALIT TË PARAVE TË FSHEHTA GREKE?
Përse Lul Sorosi nuk kërkon thirrjen e Këshillit Kombëtar të Sigurisë për zbardhjen e financimeve të fshehta greke ndaj politikanëve dhe medias shqiptare???
Në Greqi plasi skandali I financimeve të fshehta në favor të pazarit të detit
Në media del një lajm I pakonfirmuar ku dalin emra politikanësh të PD të paguar nga Fondi I fshehtë grek!
Mes tyre del edhe emri i deputetit të PD Ervin Salianji!
Vetë Ervin Salianji nuk bën asnjë reagim për të denoncuar këtë si “shpifje”!
Ndërkohë Luli nuk reagon prej ditësh kur plasi skandali sdms sot kur dalin emra të PD
Askush nga PD nuk reagon mgjthse emri i Salianjit ka pushtuar mediat!
Përse Lul Sorosi nuk kërkon thirrjen e Këshillit Kombëtar të Sigurisë për zbardhjen e financimeve të fshehta greke ndaj politikanëve dhe medias shqiptare???