Ka vdekur në moshën 77 vjeçare Gilberto Benetton, pas një sëmundje të gjatë, i cili bashkë me vëllezërit Luciano, Giuliana e Carlo kishte themeluar grupin “Benetton” në vitin 1965.
I sëmurë për një kohë të gjatë, Benetton ishte shtruar disa ditë më parë në Trevizo për pneumoni dhe kushtet e tij u përkeqësuan edhe më shumë.
Ai ka qenë zëvendëspresident i “Edizione Srl”, i “Autogrill”, këshilltar i “Gruppo Benetton”, i “Atlantia”, “Mediobanca”, “Pirelli & C.” dhe “Allianz”.
Nga viti 2012 ai ishte bërë pjesë e “Italian Basket Hall of Fame” për sukseset e arritura me “Benetton Pallacanestro Treviso”, përcjell Atsh.
Më 10 korrik vdiq më i riu nga katër vëllezërit, Carlo, në moshën 74 vjeçare.