Eni Vasili dhe të gjithë mediat që vuajnë për audiencë, e kanë gjetur zgjidhjen provizore: Ftojnë figura të diskretituara dhe të urryera në opinionin publik, jo se i shikon e i degjon njeri, por me fytyrat e tyre në ekran, nxjerrin mllefin qytetarët duke i sharë dhe mallkuar me breza.
Viktimë e këtyre sharjeve dhe mallkimeve janë dhe vetë moderatorët, që ofendojnë publikun me të tillë njerëz, e që pjesa më e madhe e shqiptarëve kërkon t’i shikoi, jo në studiot televizive, por në dritaret me hekura të burgut.
Sot, Eni kishte ftuar Sali Berishën, për të nxjerrë mllefin e tij për katandisjen që ka pësuar ai dhe forca politike, që drejtohet nga ai “de fakto” dhe për të përrallisur para shqiptarëve historira, që aq sa e bëjnë qesharak, e bëjnë dhe të padurueshëm, me sjelljen e tij prej idioti plak.
Por na habiti sjellja e gazetarëve të përgjegjshëm, në studion e Enit të papërgjegjshme, që bien “squk” dhe hipnotizohen nga çudirat, që fliste “Sherlock Holmesi digjital”, duke e lënë të qetë të bëj moral përpara shqiptarëve, me qëllim pastrimin e figurës së tij të sterrosur.
Ky detaj, nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga Drejtori i Komunikimit të KM, Endri Fuga, i cili i ka “përshëndetur” të tremburit, me një status në rrjetin social Twitter.
Ja çfarë shkruan ai:
Kur ju sho,h se si squlleni për inerci përballë Saliut, jam shumë krenar që e nxorrëm në pension këtë vjetërsirë komuniste! 100 herë më mirë mosmirësjellja juaj ndaj Kryeministrit të sotëm, sepse tregon se jeni krejtë të lirë, edhe pse s’jeni aspak etikë!