Avokati Spartak Ngjela i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, u përfshi në debate me gazetaren Anila Basha në lidhje me deklaratat e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias.
Basha: Kotzias ka qenë sot një Kretë ku ka vazhduar teorinë e tij që pas 70 vitesh rivarrosen eshtrat e ushtarëve grekë në varreza model në Shqipëri. Këtu është apatia. Në momentin që është bërë kjo deklaratë… kjo është një deklaratë e Kotzias.
Ngjela: Nga deklarata tek fakti është marrëveshja. Këtu ka po, jo!
Basha: Dimë gjë që është bërë marrëveshja. Nuk është bërë publike. Mos na e trego të drejtën ndërkombëtare.
Ngjela: Moj nuk e njeh. Nuk është turp. Unë po ta them për kulturë. A do të pushosh? Nuk ka 24 km në gjirin e Sarandës.
Basha: Nuk thashë 24!
Ngjela: The 12. Janë ndarë përgjysmë. Ai është politikan. Nuk është realiteti. Është politikë. Nuk ka pra marrëveshje do vejë në Parlament.
Basha: Nuk kemi pasur reagim aq nga qeveria, as nga Partia Demokratike.
Ngjela: Nëse unë kam një marrëveshje me ty se mund ta them janë 12. Ne flasim këtu për fakt jo për politikë. Unë bëj monolog. Unë flas juridikisht.