Trashëgim Sokolaj, një gazetr i padëgjuar që sot promovohet nga Arturi si “specialist”, thotë se paralajmërimi i Ramës për arrestime të tjera ditën e mërkurë është i vërtetë. Sokolaj foli edhe për arrestime të mundshme deputetësh.
Sokolaj zbuloi më tej se “dy persona janë arrestuar sot në mbrëmje në zonën e Shijakut”. Gazetari bëri një përmbledhje edhe të operacionit “Vol-vo 4”, ku tha se arrestimet janë frut i bashkëpunimit me policinë gjermane.
Sokolaj: Është një operacion që është kryer gjatë tre ditëve të fundit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe policia e shtetit mbi bazën e hetimeve të filluara me 28 dhjetor 2016. Ka më tepër se dy vite që hetohet.Ky hetim është kushtëzuar nga disa episode që kanë qenë surprizuese për vetë prokurorët dhe efektivët e policisë.Këto dy episode janë deklarimet që ka dhënë dhe provat e mbledhura nga policia gjermane në lidhje me personin e arrestuar atje për 613 kg kokainë, prova të ardhura nga policia gjermane gjatë muajve të fundit.
Kanë qenë në Shqipëri jo vetëm kryehetues, por edhe krerët e drejtorisë së krimit të organizuar dhe policisë gjermane për disa ditë me rradhë. Arrestimet janë frut i bashkëpunimit me policinë gjermane. Elementi tjetër që ka ndikuar në këtë finalizim ka qenë dhe laboratori i heroinës në Has që është identifikuar javët e fundit dhe policia dhe prokuroria kanë lejuar një sasi droge të lëvizë nga Hasi në drejtim të Durrësit për të parë rrjetin e personave të implikuar në këtë histori. Janë 44 urdhër-arreste, deri në orët e drekës së sotme policia ka dhënë 27 persona të arrestuar.