Gazetari Artan Hoxha ka raguar pas lajmit të publikuar në portalin e drejtuar nga Eni Vasili. Në një lajm të publikuar nga ky portali, ku i referohej akuzës së ish kryeministrit Berisha, i cili tha se se Artan Hoxha ka marrë 40 mijë euro për intervistën me Safet Bajrin që ky i fundit bëri pak muaj më parë.
Lidhur me këtë vjen edhe reagimi i ashpër i gazetarit Hoxh, i cili ipërvishet keq Eni Vasilit. Me anë të një shkrimi të gjatë të publiluar në profilin e tij në Facebook, gazetari e quan këtë marketing falas në orarin më të ndjekur në Top Channel, duke përgenjeshtruar në këtë mënyrë lajmin e publikuar.
Gazetari shkon më tej duke i kujtuar Eni Vasilit kohën kur punon të dy në News 24 dhe sipas tij ndonëse ky i fundit kishte 20 vjet në atë kompani paguhej aq sa i kushtonte Vasilit frizura e flokëve në muaj. “Nuk isha as në listën tënde të të ftuareve në studio me pagesë dhe as në listën e të paguarëve të Ylli Rakipit. Hyja në emision me duar në xhepa, me njohuritë dhe informacionin që mblidhja gjithë ditën”, shprehet ndër të tjera Hoxha.
Reagimi i plotë:
Kur te bejne reklame falas…
Dje ne mbremje isha i ftuar ne studion e OPINION, te Blendi Fevziut. Gjate emisionit, ndersa isha i perqendruar ne diskutimin e temes se luftes kunder krimit te organizuar, Blendi me njofton se nga studio e Top Channel sapo isha bere lajm. Hyra ne portale dhe pashe per nje moment veten time te pasur. Kurre ne jete nuk i kam patur,40 mije euro. Portali i emisionit OPEN me kishte kushtuar goxha vemendje…
Bravo Eni, e paske kapur nje titull per klikime. Madje qenke kujdesur qe kete lajm “BOMB”, pasi e ke publikuar ne oren 22.14, ta ripublikosh serish ne portalin tend ne oren 23.00. Faleminderit per reklamen, dhe jo dosido reklame. Marketing falas ne orarin me te ndjekur te televizionit kombetar Top Channel. Dhe ti e di sa kushton hapesira televizive ne Top Channel. Per me teper kur kete reklame ta ben nje njeri jo dosido, por bash 2 here ish-kryeministri dhe 2 here ish-presidenti Sali Berisha dora vet. Po mire moj profesionistja skrupuloze, si tu tha peshtyma ti flisje nje fjale, qofte dhe per gjoja etiken gazetareske nje politikani qe pas pyetjes suaj, u pergjigj per ofro tri minuta pa asnje nderprerje duke trilluar, shantazhuar dhe kercenuar publikisht nje kolegun tend qe nuk ishte prezent ne studio?!!! Gjithsesi Eni, ekzaltimi jot ishte brilant. Po aq brilant sa memeceria jote mbremjen e te henes se 26 shkurtit 2018, kur u detyrova ti pervishesha drejtperdrejt, nga studio jote, faqe gjithe shqiptareve, shpifesit tashme te damkosur boterisht, Sali Ram Berisha. Gjykata e Tiranes me vendimin e 11 prillit 2018, e denoi me 1 milione leke te vjetera gjobe dhe pagimin e shpenzimeve gjyqesore.
Edhe pse dje u mundove, nuk e arrite dot audiencen e asaj mbremje fund-shkurti. A e mban mend, si u skuqe, u nxive, u meke, por nuk e shpetove dot lekuren e bere sholle te kampionit te baltes dhe trillimeve ne kete vend. Edhe dje bere te njejten gje. Madje e kape forte shpifjen e radhes dhe e shperndave ne kohe rekord te zbardhur nga portali jot si virus ne gjithe rrjetin. Po a nuk tu duk pak si shume 40 mije euro per nje interviste, ca me teper as per boset e Bajreve, por per nje ushtar te tyre…Kemi punuar nja 3-4 vite bashke, ne te njejten media dhe besoj e mesove qe une edhe pse kisha 20 vite ne ate kompani, paguhesha aq sa ty te kushtonte vetem frizura ne muaj. Ky ishte haraci qe duhej te paguaja per te qene i lire. Nuk isha as ne listen tende te te ftuareve ne studio me pagese dhe as ne listen e te paguareve te Ylli Rakipit. Hyja ne emision me duar ne xhepa, me njohurite dhe informacionin qe mblidhja gjithe diten. Nuk shpresoja qe dje ne mbremje te kishe respektuar etiken gazetareske, as te mbroje dike qe po sulmohej pa qene fare ne studio, madje as te kerkoje fakte dhe prova per te verteten qe i intereson publikut tend ne keto raste, por sepaku duhej te kujdeseshe per fytyren tende profesionale perballe nje hjekesi te pafytyre te kapur me ze e figure, i zhytur ne krime, vrasje e zhdukje kufomash te qytetareve te pafajshem te ketij vendi…
Nuk e kam zakon te merrem me koleget, madje as me ty nuk u mora radhen e pare, edhe pse ajo perballje live me Super personazhin tend me kushtoi jo thjesht faktin se media ku kisha punuar per 20 vite nuk tha as dhe nje gjysme fjale per te me dale ne krah, por humba dhe vendin e punes. Nese radhen e pare u hoqe sikur s’dije gje per cfare akuzash do fliste super-personazhi, kete radhe nuk ke justifikim, dhe nuk me le rruge tjeter vecse te pergjigjem.