Skandali se Ministria e Jashtme greke ka financuar me fonde sekrete mediat në Shqipëri dhe personazhe të famshme shqiptare ka shkaktuar mjaft trazira.
Ndër emrat e përmendur është ai Olta Gixhari. Por aktorja i ka konsideruar raportimet si marrëzi.
Gixhari është shpehur në një postim në Instagram se kushdo që ka shpifur kundër emrit të saj do mbajë përgjegjësi.
“Eshte nje marrezi qe me ka prishur diten! Dikush do mbaje pergjegjesi per kete shpifje te rende kunder emrit tim”, shkruan Gixhari.