Një bande të fuqishme i është sekuestruar një pasuri e madhe ditën e sotme nga Gjykata italiane.
Mediat e vendit fqinj bëjnë me dije se në kuadër të operacionit në nisur në vitin 2013, i quajtur ‘Criminal Games’, ku u arrestuan të paktën 15 veta, bashkë me disa shqiptarë, ditën e sotme gjykatat italiane kanë vendosur sekuestrimin e pasurive të tyre, me një vlerë prej 23 milionë eurosh.
Grupi në fjalë ishte e lidhur me klanin kriminal të quajtur Casalesi që kontrollonte lojërat e fatit në Romë.
Pjesë e këtij e grupi ishin edhe disa shqiptarë, të cilët drejtoheshin nga boksieri i njohur Orial Kolaj, ndërsa pjesë e kësaj bande ishin edhe Arben Zogu dhe Petrit Bardhi.
Organizata në fjalë nën kërcënimin e armëve dhe me dhunë merrnin territore të qendrave të lojërave të fatit dhe të pikave të basteve, ndërsa për të realizuar këtë gjë, ndihmoheshin nga grupi i shqiptarëve i quajtur “boksierët” të cilët drejtoheshin nga boksieri shqiptar Orial Kolaj kampion italian dhe europian në peshën mesatare.
Mësohet se grupit në fjalë i janë sekuestruar të gjithë pasuritë e korporatave të 3 kompanive individuale; – aksionet e kompanisë, kapitalin aksionar dhe të gjithë pasuritë e korporatave të 5 shoqërive aksionare; – 8 njësi të pasurive të paluajtshme të vendosura në Romë dhe në krahinat e Nuoro dhe L’Aquila; – 1 tokë e vendosur në Romë; – 8 makina; – 1 motor; ku të gjitha këto kapin një vlerë prej 23 milionë eurosh.