“Shkolla kishte degraduar dhe mund të shembej. Po vendosen sot trarë betoni për të forcuar strukturën. Punimet do të përfundojnë për 15 ditë. PD gënjeu disa banorë se gjoja shkolla do të mbyllej.
Turp për ata që bëjnë politikë vetëm me shpifje dhe gënjeshtra. PD mbështeti në Këshillin Bashkiak rikonstruksionin. Nëse nuk ndërhyhej Shkolla ishte rrezik për jetën e fëmijëve. Është ndërhyrë sapo u konstatua degradimi dhe rreziku”, tha deputeti Taulant Balla në nisje të punimeve.
U deshën ditë të tëra protesta nga banorët dhe përfaqësues të opozitës që shkolla 9-vjeçare e Mengelit të rihapej dhe të vazhdonte mësimi.
Punimet nisën në ditët e para të tetorit pas protestave masive të përditshme kur u bllokua gjatë gjithë ditës qarkullimi në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Librazhd.
Tashmë fëmijët janë ulur në bankat e shkollës për të mësuar në fshatin e tyre.