Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka publikuar fotot e shkollës 9-vjeçare të Menglit në Elbasanit, e cila hapi sot dyert për nxënësit me një pamje tërësisht të re.
Nëpëërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, Balla deklaron se shpifësit e SHQUP-it thanë para 3 javësh që Shkolla e Menglit do mbyllet dhe do të kthehet në dyqan peshku.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Shpifësit thanë para 3 javësh që Shkolla e Menglit do mbyllet, shpifësit e SHQUP-it thanë që Shkolla do të kthehet në dyqan peshku😂. Sot shkolla është e hapur dhe priti nxënësit me një pamje tërësisht të re. Faleminderit Bashkia Elbasan dhe sipërmarrësit që kontribuan!
Mos qeshni, por sot një ndër shpifësit shkoi të bënte fotografi tek shkolla e rikonstruktuar😂
Besoji po deshe!