Njeriu që nxiu Shqipërinë në Washington, zyrtari i parë i lartë shqiptar që i ndalohet hyrja bashkë me familjen e tij në territorin e superfuqisë botërore ShBA, po ndjen shtrëngimin e prangave dhe nuk mundet të ballafaqohet dot as me reagimin publik dhe as me atë ndërkombëtar.
Ish kryeprokurori i Shqipërisë Adriatik Llalla është paraqitur me urgjencë në ambjentet e Spitalit Amerikan 3 dhe ka kërkuar të bëjë një vizitë të zemrës dhe rezonancë të kokës pasi gjendja e tij shëndetësore dhe mendore paraqet rrezik jete. Burime konfidenciale nga Spitali Amerikan konfirmojnë se Adriatik Llalla nuk ka qenë i shoqëruar as nga rrojet e tij personale dhe as nga familjarët.
Deri tani Adriatik Llalla nuk mund të vizitohet pasi ende nuk ka bërë pagesën paraprake. Pritet të vinë familjarët e tij të sjellin paratë e më pas të vazhdojë procedura e zakonshme e shtrimit spitalor.
Kujtojmë se qysh prej dy ditësh kur Departamenti Amerikan i Shtetit nxiu dhe ngriu emrin e Adriatik Llallës, ky i fundit është braktisur edhe nga Partia Demokratike edhe nga Lsi që deri dje e shfrytëzuan dhe e masakruan.