Ilir Meta është i trembur për vdekje bashkë me Monikën, se mos burgu i sigurisë së lartë i vjen më shpejt në derë. Duke qënë se dhe qelitë në burgun e Reçit në Shkodër, financim i BE për “peshqit e mëdhenj” ky, është bërë gati dhe pret vetëm “përurimin”, ish kreu i LSI dhe Presidenti i vendit Meta, goditjen e fortë ndaj ish kryeprokurorit Adriatik Llalla nga SHBA por dhe nga Prokuroria shqiptare tashmë, po e përjeton shumë keq. Madje me shumë frikë. Pasi për dy ditë me radhë në të gjitha edicionet e lajmeve është emetuar lajmi se sekretari amerikan i shtetit Rex Tillerson ka firmosur që Adriatik Llallës i ndalohet përjetësisht të hyjë në SHBA pasi është i korrupruar dhe ka mbrojtur njerëzit e korruptuar. Dhe jo vetëm kaq, por në dy përgjigje që ka dhënë DASH zyrtarisht për mediat shqiptare ka nënvizuar faktin se Lalla ka ushtruar një korrupsion të fortë sa ka qënë Kryeprokuror.
Ilir Meta e ndjen se Llalla do ta marrë me vete pasi i ka mbyllur shumë dosje korrupsioni dhe krimi, që nga përgjimet e Priftit për 700 mijë euro e deri tek zvarritja e procesit të përkthimit dhe për pasojë të arrestimit të Klemend Balilit supertrafikantit të drogës dhe zyrtar i lartë i LSI.
DEA dhe FBI i kanë dosjet e Ilir Metës, ndaj është tmerruar ai.
Dhe ka nxjerrë “zarin” e tij për ti kërkuar llogari SHBA se kë zyrtar të korruptuar ka mbrojtur. Pasi dihet se Llalla ka qënë miku i ngushtë i Metës dhe i emëruar e i mbrojtur prej tij, ndaj ia ka kthyer nderin me mbylljen e të gjitha dosjeve.
Kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili në “report-tv” kërkoi nga SHBA që çështja e Adriatik Llallës të zbardhet sa më shpejt për të mësuar se cila ka qenë arsyeja konkrete që i është ndaluar hyrja. Ai tha se nëse ka një akuzë për korrupsion ndaj Llallës, të zbardhet se cilin ka mbrojtur ish-kryeprokurori.
“Zbardhja e çështjes është me rëndësi dhe jo hyn apo nuk hyn Llalla në SHBA. Presim me padurim se cili ka qenë argumenti. Nëse ka qenë akuzë për korrupsion, për cfarë është korruptuar dhe cilin ka mbrojtur? Ndonjë trafikant, njeri politik apo çfarë?
Është hedhur një hap me rëndësi, por do të marrë formë kur të bëhen publike. Shpresoj që do të jenë publike” tha ai. Ambasada duhet të japë shpjegim?
“Jemi të interesuar të gjithë. Sot dimë që i është refuzuar viza nga ambasada këtu, por në rast se bëhet fjalë për korrupsion, ka interes më të madh se cfarë ka qenë shkak i korrupsionit dhe cilin ka mbrojtur?
Ne mbështesim, personalisht të gjithë presim se cilat janë veprat konkrete” deklaroi ai.
Vasili u shpreh se tërheqja e Llallës nga sistemi i drejtësisë nuk është diçka e re, pasi nuk është hera e parë që ndodh.
“Nuk është rasti i vetëm ai i Llallës, ka shumë raste të tjera, edhe përpara tij ka pasur raste. Nuk merrem me argumentet e shumicës”. Deklaratat e shumicës se shpallja ‘non grata’ e Llallës nga SHBA është nisja e Vettingut, Vasili i cilëson si spekulime.
“Kjo nuk ka lidhje, është spekulim, pasi cështja e Llallës ka lindur para se të niste Vettingu”, shprehet Vasili duke marrë në mbrojtje Llallën por dhe duke shprehur frikën e Metës se DASH kur thotë mbrojti zyrtarë të lartë të korruptuar, ka parasysh Presidentin aktual. E ka thënë dhe ambasadori Donald Lu dhe qëndrimi në të njejtën linjë e DASH dhe ambasadorit të SHBA në Tiranë, nxjerr jashtë loje dhe lojën politike të Metës dhe Berishës që duan të ndajnë qëndrimin e ambasadorit Lu në Tiranë dhe të qeverisë së SHBA. Duke tentuar ta cilësojnë qëndrimin e ambasadorit personale.
Ilir Meta është në panik të madh!/Pamfleti.com