Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili është nën hetim prej më shumë se 9 muajsh nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka paralajmëruar ditën e sotme, se nesër do bëj një dalje publike për dosjen “Habilaj” dhe akuzave ende të paprovuara që “rëndojnë” mbi të.
Sipas burimeve, Tahiri pritet të dal në konferencë pasi ka pronotuar një sallë konferencash në hotelin “Rogner” në kryeqytet, në orën 10.30.
Sipas po të njëjtave burime, ish-ministri do të provojë nesër pafajësinë e tij dhe mbajtien peng nga procesi hetimor i Prokurorisë, e cila e ka zgjati përfundimin e hetimit në 17 janar të vitit tjetër.
Prokuroria e ka justifikuar shtyrjen, pasi pret ende letërporosinë nga Italia dhe nuk ka dal ende në përfundime, pasi nuk ka mundur dot të siguroj prova të reja rreth dosjes.
Dalje e Tahirit nesër, paralajmëron një zhvillim të ri të kësaj çështje, e cila do t’i jap një zhvillim mjaft të rëndësishëm drejtësisë./Ekskluzive.al