Lëkundjet e fuqishme të tërmetit të regjistruara gjatë natës që lamë pas në Greqi, rrezikojnë të shkaktojnë pasoja serioze.
Instituti italian i gjeoshkencave, vend ku u ndjen dhe lëkundjet, paralajmëron alarm për tsunami.
“Parashikohet alarm portokalli për tsunami në brigjet joniane italiane, për shkak se lëkundjet e tërmetit shkaktuan një lëvizje prej 10 centimetrash të detit Jon. Këshillohet kujdes maksimal”, paralajmërojnë autoritetet e shtetit fqinj.
Tërmeti i fuqishëm u shënua në 00.54 të kësaj të premte me orën tonë, ndërsa epiqendra ka qenë në detin Jon. Bëhet me dije se epiqendra e tij ka qenë rreth 40 kilometra larg ishullit grek të Zakinthos. Por lëkundjet kanë qenë aq të fuqishme sa janë ndjerë edhe në Shqipëri, duke krijuar panik mes banorëve.
Gjithashtu lëkundjet e fuqishme janë ndjerë edhe në Maqedoni dhe Itali. Bëhet fjalë për së paku tre lëkundje të fuqishme, njëra pas tjetrës ku e para ka qenë 5.1 ballë, e dyta dhe më e forta 6.8 ballë dhe e treta 5.2 ballë. Edhe mëngjesin e sotëm ka pasur sërish lëkundje, por pa i kaluar 3.5 ballë