34 personat e arrestuar në kuadër të operacionit Vol-Vo 4 kanë ankimuar sot vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, që i la ata në burg.
Me anë të avokatëve të tyre mbrojtës, 34 të akuzuarit kërkojnë ndryshimin e masës së sigurisë.
Gjykata pak ditë më parë vendosi të lejë në burg pa afat 24 persona, 8 prej tyre në arrest shtëpie dhe 2 në detyrim paraqitjeje.
Mes të akuzuarve që mbetën në arrest me burg, janë edhe dy ish-deputetët socialistë Arben Ndoka dhe Arben Çuko.