Protesta e djeshme e PD-së në Kukës, u drejtua nga njerëz me të kaluar kriminale, i tillë është dhe shtetasi Oligert Musta, një aktivist mjaft i rëndësishëm i Partisë Demokratike, i cili shfaqet thuajse në çdo aktivitet të selisë blu.
Mbrëmjen e djeshme, PD dështoi turpshëm të organizonte një protestë ndaj vizitës së Edi Ramës në Kukës, ku aktivistët e saj numëroheshin me gishtat e dorës.
Por edhe kësaj here, ajo nuk ia doli dot të organizonte protesta me aktivistë nga radhët e partisë që nuk kanë lidhje me “krimin dhe drogën”.
Kush është Oligert Musta:
Referuar të dhënave zyrtare të Policisë së Shtetit është përpleshur me efektivët e policisë me armë duke mos ju bindur urdhërave të tyre dhe është kapur me 130 kilogramë kanabis në makinë.
Më poshtë po postojmë njoftimin për shtetasin Oligert Musta i cili gjatë qeverisjes “Berisha” mundi që t’i shpëtojë organeve të drejtësisë duke u shndërruar në militant i devotshëm.
“Operacioni policor i koduar “Eskorta” u përmbyll me prangosjen e gjashtë personave: Oligert Musta, 21 vjeç, Gazmir Saka, 23 vjeç, Arjan Saka, 21 vjeç, Klodian Lami, 21 vjeç, Altin Saka, 32 vjeç dhe Muharrem Zalla, 36 vjeç.
Pas arrestimit dhe paraqitjes së tyre për caktimin e masës së sigurisë, Gjykata e Tiranës caktoi “arrest me burg” për Mustën, si edhe të dyshuarit Gazmir e Arjan Saka.
Ndërsa për Altin Sakën, Klodian Lamin dhe Muharrem Zallën, Gjykata vendosi masën “detyrim për paraqitje”.Ekskluzive.al