Grupi anti-Basha në Partinë Demokratike ka publikuar një deklaratë në Facebook që njofton nisjen e një lëvizjeje me emrin “Lëvizja për Shpëtimin e PD dhe Shqipërisë Lëvizje Konservatore Antiestablishment”, por mister mbeten anëtarët.
Grupi ka publikuar një deklaratë që shpreh qëndrimin kundër opozitës duke e cilësuar si alternativë të pashpresë, por në fund nuk identifikohet asnjëri nga anëtarët. Ne fakt krijimi i këtij grupi është paralajmëruar nga ish kryetari i PD-së së Kuksit, Ibsen Elezi, i cili lajmëronte krijimin e grupimit antibash dhe dy demostratat një më 24 nëntor dhe një me 8 dhjetor. Shumë gjasa ka që drejtuesi i këtij grupi do jet Ibsen Elezi
E nëse nuk do të shfaqen publikisht, e vetmja rrugë për të mësuar se kush është pas kësaj lëvizje është data 24 nëntor, ku Lëvizja u bën thirrje demokratëve që të mblidhen në një protestë të pandërprerë për ‘ti kthyer legjitimitetin, besimin dhe për të shpëtuar Partinë Demokratike nga Rama dhe kapja Sorosjane’ me thirrjen:
Demokratë !
Rruga e vetme e mbetur është :
– 24 Nëntor proteste e pandërprerë për ti kthyer legjitimitetin, besimin dhe për te shpëtuar Partinë Demokratike nga Rama dhe kapja Sorosjane.
– 8 Dhjetor protestë e pandërprerë për largimin e kesaj Qeverisje Diktatoriale dhe gjithë Establishmentit.
ZOTI E BEKOFTË SHQIPËRINË !
GOD BLESS ALBANIA !!!
A do iki Basha, sepse qeverin nuk e largojnë clulat e PD-së, por vota popullore?! Koha do e trego, se sa janë egërsuar demokratët e mbetur, me kryetarin pa krye Lulzim Basha.