1-Çfarë ndodhi?
Departamenti amerikan i Thesarit nxori të ashtuquajturën “listë të Kremlinit” të tij, duke përmendur 210 qytetarë rusë të cilët Uashingtoni mund t’i shënjestrojë me sanksione të ardhshme. Kriteret kyçe të listës janë afërsia me Presidentin Vladimir Putin dhe niveli i influencës mbi ekonominë ruse i këtyre individëve. Uashingtoni përfshiu një shtojcë të dytë – një “listë oligarkësh” – që liston 96 “oligarkë rusë”.
2-Kë konsideron Uashingtoni si “oligark” në Rusi?
Dokumenti i deklasifikuar i Departamentit të Thesarit liston emrat e 96 njerëzve të parë që janë në listën e vitit të kaluar e 200 biznesmenëve më të pasur në Rusi sipas revistës “Forbes”. Me pak fjalë, Uashingtoni listoi cilindo në Rusi që vlen 1 miliard dollarë ose më shumë.
3-Por kush janë realisht “oligarkë”? Janë thjesht biznesmenë shumë të pasur?
Jo, ky nuk është sigurisht një përkufizim shterrues. Siç mund ta kujtojmë nga lënda e historisë, termi “oligarki” fillimisht përshkruante një formë qeverisjeje në Greqinë dhe Romën e lashtë, ku një grup i vogël njerëzish ushtronin pushtet. Sipas Aristotelit, “oligarkia” është diçka si një aristokraci e degjeneruar, ku njerëzit grumbullojnë pushtet nëpërmjet pasurive dhe lidhjeve, jo prej meritës. Fjala greqishte “oligarki” nënkupton “sundim prej pak njerëzve”. Fjalorët modernë japin përkufizime dhe cilësime të ngjashme se oligarkët e përdorin pushtetin në interesin e tyre, shpesh për të pasuruar veten. Fjalori i Oxford e përkufizon “oligarkun” si “një biznesmen shumë i pasur me një influencë politike goxha të madhe”, duke nënvizuar në thonjëza: “veçanërisht në Rusi”.
4-Kush oligarkët e Rusisë? Nga vijnë ata?
Në kuptimin e ngurtë, nuk ekziston asnjë shpjegim i vërtetë në këtë. Megjithatë, si rregull, koncepti zakonisht shqiptohet në këtë mënyrë: oligarkët në Rusi janë një grup niznesmenësh të pasur të cilët kontrollojnë një pjesë të konsiderueshme të resurseve të vendit dhe ushtrojnë goxha influencë mbi autoritetet. Oligarkët u shfaqën gjatë tranzicionit të ekonomisë së sovjetike drejt modelit të tregut të Rusisë bashkëkohore. Vetë termi u shfaq në vitet ‘90, anipse askush nuk mund të binte dakord se kush e krjjoi atë si term. Shumë njerëz thonë se një moment i rëndësishëm në historinë e oligarkisë ruse qe një intervistë e vitit 1995 e biznesmenit të njohur Boris Berezovsky me të përditshmen “Financial Times”, ku ai përmendi 7 vetë, që sipas tij praktikisht kontrollonin më shumë se gjysmën e ekonomisë ruse dhe diktonin politikat qeveritare. Kjo çoi në konceptin e famshëm të “7 Bankierëve”. Ja se kush qe në listën e Berezovsky:
Ekonomisti Leonid Polishchuk argumenton se oligarkia e Rusisë u formua për shkak se kolapsi i Bashkimit Sovjetik krijoi një konsensus në shtet dhe në shoqëri se reformat e mëdha dhe jopopullore ekonomike (“terapia e shokut”) do të ishin më thjesht të implementoheshin nëse institucionet demokratike të vendit “çaktivizoheshin”. Institucione të tilla si gjykata të pavarura ekzistonin vetëm në emër. Si rezultat, shoqëria qe e keqpërfaqësuar në qeverisje dhe grupet e organizuara të interesit – oligarkët – mbushën këtë boshllëk.
5-A është ky përkufizimi i vetëm i “oligarkisë”?
Jo, mund të mendoni më gjerësisht për termin. Në një artikull të botuar në vitin 2005, ekonomistët Sergei Guriev dhe Andrei Rachinskiy shkruanin se oligarku është një biznesmen që posedon aq resurse sa të influencojë politikën kombëtare. Lista e tyre e oligarkëve merr në konsideratë jo vetëm përmasat e svilave të biznesmenëve, por edhe vëllimet e shitjeve dhe numrin e njerëzve që ata punësojnë.
6-A ka Rusia “oligarkë” sot?
Kjo është pyetje e vështirë. Nga njëra anë, individët biznesmenë nuk posedojnë aq shumë influencë ndaj qeverisë si oligarkët e intervistës së Berezovsky, që u jep autoriteteve një arësye për të pretenduar se Rusia nuk ka më “oligarkët”. Nga ana tjetër, e njëjta listë Forbes që u përdor për të shkruar pjesën e “listës së Kremlinit”e Departamentit amerikan të Thesarit liston shumë biznesmenë që konsiderohen se janë “miq të Putinit” të cilët e bënë pasurinë e tyre pjesërisht falë fitimit të kontratave qeveritare. Studime sociologjike gjithashtu tregojnë se rusët sot besojnë akoma se “oligarkët” janë një prej institucioneve kyçe të vendit — më i rëndësishëm edhe se vetë Këshilli i Federatës apo Duma (të dyja dhoma të parlamentit rus)./ Bota.al