Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar punën e saj edhe gjatë orëve të natës, duke kryer kontrollet në rrugët e kryeqytetit me Drager e Radar.
Ky aksion, sipas policisë bëhet jo për të gjurmuar për të kapur ndonjë drejtues mjeti në shkelje por për të parandaluar aksidentet rrugore, me qëllimin e vetëm rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.
Në rrugën e Kavajës në qendër shumë të banuar ku shpejtësia e lejueshme është 40 km/orë, drejtuesi i mjetit tip “Benz” shtetasi O.K. 28 vjeç qarkullonte me mjetin luksoz të tij me shpejtësi 114 km/orë.
Drejtuesit të mjetit ju tërhoq leja e drejtimit për të dalë në OASH për shpejtësi tej normave të lejuara.
Kjo shpejtësi është rrezik potencial për jetën e tij dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.
Qarkulloni sipas normave te lejuara se jeta nuk riparohet ne rast se e vret.
Njoftimi i policisë:
Vijon punen Policia Rrugore e Tiranes me Drager e Radar. Jo per te gjurmuar ku te kap ndonje drejtues mjeti ne shkelje por per te parandaluar aksidentet rrugore, me qellimin e vetem rritjen e parametrave te sigurise se jetes ne rruge.
Ne rrugen e Kavajes ne qender shume te banuar ku shpejtesia e lejueshme eshte 40 km/ore, drejtuesi i mjetit tip benz shtetasi O.K 28 vjeç qarkullonte me mjetin luksoz te tij me shpejtesi 114 km/ore.
Drejtuesit te mjetit ju terhoq Leja e Drejtimit per te dale ne OASH per shpejtesi tej normave te lejuara.
Kjo shpejtesi eshte rrezik potencial per jeten e tij dhe perforuesit e tjere te rruges.
Qarkulloni sipas normave te lejuara se jeta nuk riparohet ne rast se e vret.