Anita Haradinaj sërish në qendër të vëmendjes së mediave për sa i përket blerjeve të shtrenjta qe bën. Bashkëshortja e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj u fotografua pak kohë më parë me një çantë ‘Louis Vuitton’ gjatë një takimi në Uashington.
Çanta sipas mediave kosovare kushtoi 1500 eurove, duke ngjallur reagime të shumta në opinionin publik. Ndërsa ditën e djeshme me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ajo u fotografua përkrah yllit botëror, Rita Ora. Anita sic e shihni dhe vetë dukej mahnitëse.
Ajo që binte në sy ishin flokët e saj që i kishin shtuar bukurinë gruas së kryeministrit. Për të arritur këtë pamje ajo kishte investuar shumë te majme në paruken e cila kishte kushtuar 1700 euro, sipas mediave kosovare.