Në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës autoritete e Vendit nuk kishin harruar të ftonin edhe të gjithë ish presidentët dhe presidentin aktual të Shqipërisë. Gjithashtu të ftuar ishin dhe drejtuesit kryesor të opozitës ku bie në sy Moni me Brahimllarin pranë Berishës. Në bulevardin e Prishtinë u organizuaq dhe një ceremoni zyrtare ku parakaluan trupat e FSK (Forca e suigurisë së Kosovës). Kjo ceremoi u ndoq nga opozitari Kryemadhi dhe babai i opozitës Sali Berisha. me zëvendesuesin e tij Basha.
Por në fotot e siguruara nga “Panorama” në një nga hotelet e Prishtinës, janë ulur për të pirë nga një gotë ujë me kafe, ish Presidenti demokrat Sali Berisha dhe ai socialist Rexhep Mejdani.
Ulja dhe qëndrimi i tyre afro 30 minuta në atë tavolin të krijonte përshtypjen se dy ish presidentët do të fjaloseshin e çmalleshin me njëri tjetrin, por fotot tregojnë krejtësisht të kundërtën.
Sikurse shikohet në atë foto, ata nuk po bisedojnë, por po luajnë me Iphonet e tyre si “goca” gjimnazi duke qëndruar përballë njëri tjetrit si dy të panjohur.
Siç duket mosha bën të sajën. A mos u ka ardhur koha të stabilizohen në ndonjë azil për t’i paraprirë sklerozës së thellë?! /Ekskluzive.al
Fotot Panorama