Kotelet digjitale, krijuar nga AxiomZen, të cila u bënë shumë popullore në muajt e kaluar, tani vijnë edhe për përdoruesit e smartphonë-ve me sistem operativ Android dhe iOS.
Aktualisht ky përditësim është vetëm për Kinën dhe Singaporin por në muajt në vazhdim mendohet të shtrihet në nivel botëror. “CryptoKitties” janë një lojë ku duhet t’i blesh, t’i ushqesh dhe çiftëzosh për të krijuar raca gjithnjë e më shumë të veçanta.
Risia në këtë lojë qëndron në faktin se kotelet krijohen dhe jetojnë brenda një “blockchain” e cila është një teknologji e ngjashme me valutën kriptografike të BitCoin. Kjo strukturë digjitale shërben dhe për pagesat e valutës Ether.
Nga nëntori i kaluar e gjer më sot, janë rreth 250 mijë përdorues të kësaj loje, transaksionet e të cilëve kanë gjeneruar një vlerë prej 16 milionë eurosh, ku një pjesë e mirë e tyre përvetësohet nga kompania e cila ka krijuar lojën.