Një sherr i çastit mes dy vëllezërve për fat nuk ka përfunduar në mënyrën më të keqe këtu ne Tiranë këtë të dielë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, pas një njoftimi të marrë për një konflikt në familje kanë reaguar menjëherë, duke bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit, si dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar shtetasit Valmir Preka, 23 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.
Shtetasi i lartpërmendur, në grindje e sipër me të vëllian shtetasin M.P, 18 vjeç, e ka plagosur këtë të fundit me thikë, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës “thikë”
Materialet do t”i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale ” Plagosje e rëndë me dashje dhe “Dhunë në familje”./Panorama