Kryeministri grek Aleksis Cipras, ka zgjedhur që bashkë me familjen e tij të kalojë fundjavën në ishullnt Skyros.
Mbrëmjen e djeshme, Cipras e ka kaluar duke u argëtuar në lokalet e ishullit.
Ai shoqërohet edhe nga ministri i Mbrojtjes Panos Kamenos. Kryeministri dhe ministri do të marrin pjesë në karnavalet e ishullit, pasi të kenë vizituar ushtarakët grekë në bazat detare.
Cipras është fotografuar duke biseduar në rrugë me qytetarët dhe duke bërë selfie.