Guvernatori i Bankës Qendrore të Letonisë, Ilmars Rimsevices u arrestua sot nga Zyra Kombëtare anti-korrupsion (KNAB), njoftuan sot mediat letoneze, një informacion i konfirmuar nga qeveria letoneze.
Arrestimi u vendos pas tetë orësh të marrjes në pyetje, kërkimeve në zyrën e guvernatorit dhe në shtëpinë e tij private. Kryeministri siguroi se “nuk ka shenja rreziqesh për sistemin financiar”.
Në një deklaratë, kryeministri Maris Kucinskis premtoi se qeveria “do të sigurojë që banka qendrore e Letonisë plotësisht dhe cilësisht të përmbushë të gjitha detyrimet që i janë besuar institucionit”. Zëvendës / Kryeministri Arvils Aseradens tha se qeveria do të zhvillojë një seancë të jashtëzakonshme të hënën për të bërë vlerësimin e zhvillimeve. Megjithatë, nuk ka komente nga BQE.
Ndërkohë, Ministri letonez i Financave, Dana Reizniece-Ozola, kërkoi dorëheqjen e Rimseviç duke deklaruar se “sistemi financiar i Letonisë po pëson një goditje tragjike” nga hetimet e vazhdueshme mbi guvernatori. “Çdo ditë që kalon dhe Rimseviç mbetet guvernatori qendror, vazhdon të dëmtojë reputacionin tonë.” Reizniece-Ozola gjithashtu siguroi se bankat e vendit nuk kanë një problem likuiditeti dhe se nuk ka dyshim për rregullatorin financiar të vendit.