Deputeti socialist Pjerin Ndreu është kundër kërkese të parashtruar nga zv.ministri i Brendshëm Sandër Lleshi.
“Grada eshte personale dhe fitohet. Njeriu vdes me graden qe ka. Askush nuk ka te drejte te cenoje graden qe dikush e ka marre me merite. Nese ushtron funksionim per shkak te grades, atehere jemi ne kushtet e ndalimit sipas Kushtetutes. Por Gjeneral Lleshaj nuk ushtron asnje funksion qe ne vitin 2003. Kerkesa per c’dekretim grade mund te jet nje teke qe i duhet plotesu presidentit por kurrsesi arsye per ti hape rruge emerimit ne detyren e ministrit !
Graden Gjenerali e ka fituar ne baze te meritave dhe ska te drejte askush t’ja heqe e aq me pak te kerkoje vete Lleshaj ti hiqet. Ky eshte nje precedent i cili duhet ndaluar!, shkruan Pjerin Ndreu.
Kjo kërkesë e zv/ministrit erdhi pasi Presidenti iu drejtua Ministrisë së Mbrojtjes me shkresë, ku Sandër Lleshi konsiderohej nga Meta si ushtarak: “Emërimi i tij në detyrën e ministrit të Brendshëm, paraqet një problematikë themelore kushtetuese.
Kjo sepse ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhen ose të emërohen në detyra të tjera shtetërore dhe as të marrin pjesë në parti ose në veprimtari politike, ndërkohë që një ushtarak i shërbimit aktiv nuk mund të kandidojë e as të zgjidhet ministër apo deputet pa hequr dorë më parë nga detyra”.