Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, është bërë i “gjallë” pasi është shpallur flet-arrest kombëtarë për të.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në facebook, Gruevski thotë se aktualisht po qëndron në Budapest dhe se ka kërkuar azil nga autoritetet hungareze.
“Ditëve të fundit kam marrë numër të madh kërcënimesh për jetën. Unë jam në Budapest dhe kam kërkuar azil politikë nga autoritetet hungareze.
Gjithmonë do t’i jem besnik kauzës për Maqedoninë, asnjëherë nuk do të heq dorë”- shkruan Gruevski.
Mbi Gruevskin rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës gjatë blerjes për nevojat e qeverisë të një “Mercedesi” në vlerë rreth 600 mijë euro.
Gruevski duhet të paraqitej në burgun e Shutkës për të shlyqer dënimin me dy vite burgim për rastin “Tank”, por nuk ishte i disponueshëm për autoritetet gjyqësore dhe në këto kushte, u lëshua urdhër-arresti ndërkombëtar për të.