Një 20-vjeçare nga Tirana ka shkruar mbrëmjen e sotme në redaksinë eJOQ.al, për të treguar se si instruktori i kursit të patentës po e ngacmon seksualisht.
Ajo thotë se i ndodh që provat t’i bëjë gjithmonë e vetme me të, ndërkohë që profesori në shumicën e rasteve edhe e ka përkëdhelur.
Vajza shkruan:
Mirëmbrëma JOQ. Jam një vajzë 20 vjeçe. Kam një shqetësim që po më mundon shumë. Para 2 muajsh u rregjistrova per të bërë kursin e patentës. Problemi im është se instruktori më ngacmon seksualisht, me bën gjithmonë komplimente.
Ka raste dhe më perkedhel. Sa herë kam praktikë me kap ankthi. Me e bukra se ka dhe kursantë të tjerë por kur më vjen radha mua e bej gjithmonë vetem. Kur une i jap të kuptoj që ngacmimet më bezdisin, fillon të bërtasi duke më thënë se jam e ngathët dhe po vazhdova kështu rrezikoj të ngel. Ka pasur momente që ta lë fare kursin dhe të iki diku tjetër por humbas paratë dhe kohën. Javën tjetër kam provimin e teorisë dhe nuk di çfarë të bej. Kam frikë se do me ngeli nga inati. Kërkoj mendim ndjekësve si të veproj?