Kryeministri Edi Rama në emisionin “Repolitix” në Report TV, ka folur edhe për Saimir Tahirin.
Ai u shpreh se, duke parë hetimet në Itali, PS bëri mirë që nuk e lejoi arrestimin e tij.
“Për procesin me drejtësinë në Shqipëri, nuk kam asnjë koment. Jam me të njëjtin parim, problemet e çdo individi në PS me drejtësinë janë individuale, një familje nuk gjykohet nga kjo gjë, por nga mënyra si reagon.
U desh që të vinte PS në qeveri që të vihej ky standard.
U kërkua që të arrestohej, dhe nuk pati asnjë akuzë.
Prokuroria italiane provoi sa i drejtë ishte vendimi i PS, që refuzoi arrestimin e një deputeti në bazë të llafeve të disa kriminelëve.
Ky është një mësim i madh. Sot ai është në një proces, ta çojë deri në fund.
U shpreha për përgjimet, që ngritët tërë atë vorbull nëpër kazanë dhe rezultoi një vorbullë.
Nuk më intereson kjo, më intereson ajo që një mal me baltë u hodh për llafet e disa kriminelëve.
Italia ka folur për atë pjesë, për të cilën u kërkua arrestimi. Kjo është lojë me porta të vogla në Lezhë, unë jam në Tiranë”, tha Rama.