Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer disa replika me gazetarin Artan Hoxha në emisionin “Repolitix” në Report TV, për vrasjet e ndodhura së fundmi në vend.
Artan Hoxha i përmendi kreut të qeverisë vrasjen e pazbuluara të ndodhura së fundmi , por teksa u ndal te atentati në Durrës, Rama tha:
“Këta që hanë kokën e njeri-tjetrin, s’ndjej gjë veçse marr frymë thellë. Këta që hanë kokën e njeri-tjetrit ta hanë dhe mos u ngopshin”.
“Vrasjen e njeri-tjetrit ta bëjnë dhe janë të lutur ta bëjnë”, shtoi Rama.
Artan Hoxha: Po si, mund të vriten njerëz të pafajshëm?
Edi Rama: Unë po them kur vrasin njer-i tjetrin.
“Këta që bëjnë të fortët do zhduken, jo fizikisht. Nuk do jenë më shqetësim për njerëzin në amjentet publike”, tha Rama.