Nga Akil Ylli
Kisha vendosur, qe mbas “zhgrravines” se fundit, te marrja “15 ditshin”, te “fleja mendjen” dhe “lapsin” ta ndruja ne komodin. Por s’kishte qene e thene mor Zot! Jo me larg se te nesermen, nga te dhenat e “motit” pashe, se mundesia qe une ti perjetoja ne paqe ato dite, ishte e njellojte, si ajo e zjarrfiksit, kur ka “plas” zjarri ne “Bllok”.
Duke lexuar shtypin, “theva qafen” ne nje lajme, ku Lulashi njoftonte, qe te nesermen do te plaste, si biçim “bombet atomike”, ca fakte te tmerrshme, rreth korrupsionit te qeveris. Hej dreq o pune- mendova- po tashti e gjeti ky hajvani, me plase “bomben” à!? Hajde bane gjumin e nates, tash!?
Nje mendje me thoshte, qe harroje ate ate muhabet, se gjithçka do te jete, si heret e tjera. Shume, shume, do te katandisej ne ndoj variant te ri Nuhu, o Babale, dhe aq. Por nga ana tjeter, prap me “brente” nje hije dyshimi, se ndoshta si dihet, kesaj rradhe ndoshta dhe trushkulurit mund ti kene ra ne te, si “qorri shejit”. Gjithçka ban vaki, ne kete bote. Sepse eshte e veshtire, per nje njeri me mendje te shendosh, te besoje, qe kjo maxhoranc eshte imune ndaj korrupsionit. S’ka mundesi, sado e vendosun qe te jete, te shpetoje nga kjo “epidemi”, shtetin tone.
Ne rastin me fatlum, duhen nje pale dekada minimumi, qe te verifikohet, dhe kjo me kushtin, qe qeveria ne fjale, te jete e “vaksimume”, ose dhe ne vjedhshin, vjedhjen duhet ta bajne me “lezet” e “karar” dhe vite mbas viti ne “deflacion”, pa harruar te bejne gjithmone diçka te hajrit. Po jo, edhe me te vjedh edhe me e ba gjithçka mbrapsht, si Penelopa pelhuren. Kesaj i thone: Me te dhane dajak, dy here!
Megjithate, bana si bana, dhe e “percolla” ate nate. Per te qene i sigurt, prita sa te kalojne mengjezi e paraditja, dhe andej nga mbasditja vone, vendosa ta hap internetin, me shpresen se tashme, Lulashit do ti kete dale gjumi dhe da ta kishte leshuar thagmen.
Dhe me te vertet, kishte ndodhur. Kishte ba nje skeme, ku rrekej te demostronte, megakorrupsionin. Kaq leka i merr kjo firme, kaq kjo tjetra e tjetra, dhe ne krye te te gjithave firmave, qendronin dy vellezer, perfshi dhe nje firme te njohur amerikane, megjithse ato firma kane pronare te tjere. I kishin “kpute” dhe nja dy tri broçkulla te tjera, ndigjoni, ndigjoni, si firma ofshore pa pronare ne Amerik. Lulashi mesa duket kujton, se Amerika, i bie diku ne Panama, apo ishujt e Paqesorit.
Tashti pa ju fute hollsinave, se shkon gjate, (sepse i bie, si te shkosh mbas gurit qe hedh i marri), mjafton te shohes skemen dhe e kupton, qe vetem nje llogjik debilesh, mund te nxjerre te tilla broçkulla dhe ti shese per fakte, Kane paraqit tri firma ndertimi, qe kane kane pronaret e tyre, pastaj marrin vellezrit Hysa dhe i perdorin si adeziva, duke i komanduar si pronaret e vertet, dhe ne pastaj, duhet ti besojme kesaj llogjike “dixhitale”. Vetem ndoj i “cikatun” n’kry, rrehet!
Per ta mbyllur “drejtkendeshin” e marrive te dites, ne darke “zbrazi” dhe ate te fundit. Sipas Lulashit, Rama po “rremben” Min. e Brend., sepse ne krye te saj, po emerente vartesine tij dhe nje jeri te politizuar. Po pse Lulash, prej ku duhet me e marre ministrin, prej rrugs t’madhe à? A duhet me i ra andej ka Shqupi me marr Mulin, ose Palloqen? Pse jo dhe ty, si i pavarun dhe apolitik qe ke qene, kur ishit Min. i Perbrendshem!
Mirpo keto soj “bombash atomike, kane nje te keqe te madhe. Deshiron t’besoje njeri i shkrete, qe kjo qeveri eshte e korruptuar, po s’te lane keto te Shqupit mor aman! Ja kpusin sherbes, rren mbas rrenet, shpifje mbas shpifjet, sa tromaksin dynjan, dhe mandej te detyrojne me zor, me besu te kunderten. Edhe ata me te predispozuarit me i besu, i “degdisin” ne konfizion total. S’din te gjoret, ku fillon e verteta e ku mbaron rrena! Kane ra ne pike te hallit! Ketej ju dhemb, andej ju djeg! Qyyqja!/Ekskluzive.al