Pasi ndenji 4 vite në Tiranë Donald Lu tashmë ka marrë një detyrë të re, e megjithëse u njoh më shumë si ambasadori Amerikan që fliste shqip, tani flitet se njeh dhe gjuhën Kirgize.
Në Shqipëri Lu u njoh edhe për faktin, se ishte një nga iniciatorët e luftës ndaj krimit dhe korrupsionit, nëpërmjet reformës në drejtësi.
Ai u kthye në objekt sulmi në distancë dhe të kamufluar nga bandat e opozitës së çorientuar, të grupit PD-LSI të cilat bënë ç’është e mundur për të penguar reformën, por pa sukses.
Shumë shpejt kjo lloj opozite do filloi luftën me ambasadoren e re të SHBA dhe ambasadorin e BE-së, të cilët prioritetin kryesorë kanë përmbylljen e Reformës dhe luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, nëpërmjet drejtësisë dhe ligjit.
Donald Lu na la një mësim të hidhu,r për veprimet e politikbërjes, nga gjithfarë palaçosh, që hiqen si politikanë, por bëri më shumë se çdo ambasador tjetër amerikan.
Pas mbarimit të mandatit në Tiranë, Donald Lu u emërua ambasador i SHBA-së në Kirgistan.
Por çfarë bën atje ambasadori Lu?
Në postimin e parë të tij, Donald Lu shihet bashkë me presidentin e Kirgistanit Sooronbay Jeenbekov duke inauguruar një fabrikë qumështi./Ekskluzive.al