Sokol Dervishaj, ish zv.ministri i METE dhe ish ministër i Transporteve, ashtu siç kishte lajmëruar Pamfleti.com është thirrur sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda është për të dëshmuar në lidhje me hetimet për rrugën Tiranë-Elbasan
Një ditë më parë në ambientet e Krimeve të Rënda u thirr një tjetër ish-ministër i LSI që ka drejtuar Ministrinë e Transporteve. Edmond Haxhinasto u pyet të hënën për më shumë se dy orë nga prokurorët e Krimeve të Rënda për llogari të dosjes së rrugës Tiranë-Elbasan.
Prokurorja Elisabeta Imeraj ka thirrur dy ish-ministrat e LSI në cilësinë e personave që kanë dijeni përsa kohë një sërë ish-zyrtarësh janë nën hetim për dyshimet e shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim dhe korrupsionit me fondet e rrugës, ndërtimi i të cilës ende nuk ka përfunduar.