“Isha duke hapur këtë derë, dhe ishte këtu që më sulmuan mbrapa krahëve”. Kështu modelja angleze Chloe Ayling, e rrëmbyer korrikun e kaluar në Milano dhe e kërcënuar që do nxirrej në ankand dhe do shitej në internet përpara se te lirohej, i ka treguar hetuesve momentet dramatike.
Shfaqet një nga filmimet e policisë “zbulimi e vendeve” ku duket vajza edhe me lot në sy. Filmimi i treguar në proces Lucasz Herba, polak nga Birminghan, përfunduar në burg për rrëmbimin që kishte bërë bashkë me vëllain e tij Michael Konrad Herba.
Në videon e treguar në gjyq, duket modelja e filmuar nga hetuesit, që hyn në apartamentin ku ndodhi rrembimi në Milano, ku u tërhoq me justifikimin se do xhironte nje set fotografik.
Bashkë me agjentët, me 5 gusht, ajo u kthye në vendin ku kishte vazhduar edhe sekuestrimi. “Në këtë shtrat, ka thënë ajo, flija unë, dhe nga ana tjetër Lucasz”.