Një grua shqiptare ka humbur jetën në Greqi në rrethana që janë ende të paqarta.
Autoritetet fqinje mendojnë se gruaja është qëlluar me armë nga bashkëshorti i saj pas një sherri në familje.
Nga raportimet e para thuhet se pasi gruaja është konfrontuar me të shoqin, i cili pasi ka nxjerrë armën e ka qëlluar atë.
E plagosur 40-vjeçarja ka dalë nga banesa e saj për të kërkuar ndihmë por më pas ka ndërruar jetë në spitalin e Pierut “Xhanio”. Ngjarja ka ndodhur në një apartament në rrugën Agia Paraskevi në zonën e quajtur “Pylli i Hajdharit”.
Ngjarja ende nuk eshte zbardhur plotesisht nga policia