Ish Kryeministri Sali Berisha ka lëshuar një lumë akuzash ndaj udhëheqësit të fundit totalitar në vendin tonë Ramiz Alia.
I ftuar në emisionin “Studio e Hapur”, për të komentuar ngjarjet e 20 shkrurtit 1990, Berisha u shpreh se ishte pikërish Aliaj ai që ka dhënë urdhër për të qëlluar gjatë rrëzimit të shtatores së diktatorit.
Por, ndërsa mbrëmë e shante, para 27 vitesh Berisha shfaqej para popullit, duke thurur lavde për të , duke e cilësuar si njeri të mençur dhe me guxim.