Kreu i Lëvizjes Antifashiste të Greqisë, Petros Kostandinu në një lidhje me “Skype” me emisionin “Dritare me Rudinën në News 24″, ka folur për vr.asjen e 63-vjeçarit shqiptar Petrit Zifle.
Duke shprehur ngushëllimet për familjen e shqiptarit të vrarë, Petros Kostandinu deklaroi se ka patur edhe raste të tjera të krimeve raciste, siç ishte edhe rasti i Petritit.
Gazetarja Ira Londo raportoi nga Greqia duke përkthyer Kostandinu se Petriti para se të vri.tej është kërcënuar nga vr.asësi, ndërsa fjalët e tij kanë qenë “Mos më dil para, se do të shtrij përtokë”.
“Në radhë të parë mirëmbrëma, i shpreh ngushëllimet familjes. Kam vënë re kr.ime raciste si kjo ngjarje. Pikërisht ka qenë kjo deklarata, e cila ka sensibilizuar opinionin. Kjo vr.asje është publikuar që nga momenti kur u gjet vr.asësi. Bëhet fjalë për një vr.asje raciste.
Në radhë të parë jam në dijeni dhe kam të dhëna se ka patur një debat për Maqedoninë. Një bisedë kafeneje, por thuhet që autori i ka thënë Petritit, po të të shoh do të shtrijë përtokë.
Vr.asësi kam të dhëna të sigurta, se ka qenë kontrolluesi për të patur këtë zonën në funksion të Agimit të Artë. Ka një tatuazh në dorë me kryqin e nazizmit.
Kjo është në kuadrin e një klime të vazhdueshme, që po shënon Agimi i Artë. Në këto kuadër ka një klimë të përkeqësuar duke përdorur raste si Maqedonia dhe Kacifas. Kanë ndërhyrë edhe tek fëmijët e shkollave me propagandën e tyre.
Janë vazhdimisht në këtë zonë për shkak edhe të mbeturinave, sepse këto i shfrytëzojnë për të fuqizuar kauzën e tyre”, u tha në komunikimin nga Greqia.