Mëngjesin e sotëm, si pasojë e një aksidenti tragjik, humbën jetën dy persona, nusja dhe vjehrri i saj, ndërsa i plagosur mbeti djali i mitur që ishte me ta.
Në fillim të raportimeve u tha se ishte 30-vjeçarja, Ilda Parroi ajo që drejtonte makinën dhe përplasi për vdekje 2 persona nga familja Prisku.
Por policia ka arrestuar Halil Kokën, i dashuri i 30 vjeçares ai që drejtonte makinën në momentin e aksidentit tragjik.
Koka ka detyruar Parroin të marrë përsipër fajin, pasi ai ishte pa patentë, por shumë shpejt 30-vjeçarja ka zbuluar se ishte Koka ai që e kishte detyruar të bënte një deklaratë të rreme.
“Merre përsipër fajin, – më tha, – se do të nxjerr unë nga burgu”, citohet të ketë deklaruar 30-vjeçarja në polici.
Ilda Parroji do të akuzohet për dëshmi të rreme.
Në vijim të informacionit paraprak.
Ne vijim të punës hetimore, Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë në bashkëpunim me Prokurorine kanë arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit tip “Toyota” shtetasin Halil Koka, 40 vjeç, banues në Durrës.
Pas disa veprimeve hetimore, shërbimet e Policisë kanë dokumentuar se ishte ky shtetas drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin rreth orës 07:40 tek Mali i Robit, ndërsa shtetasja I.P., rezultoi se ishte pasagjere në këtë mjet, megjithese në deponimet e para në vendngjarje deklaroi se e drejtonte ajo mjetin kur ndodhi aksidenti.
Materialiet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprime të mëtejshme.