Nga: Mero Baze
Sipas gjithë gjasave, propozimi I Komisionit do të bëhet në muajin Prill dhe deri në fund të vitit, sipas problematikës së parlamenteve të vendeve anëtare, që duhet të ratifikojnë propozimin, Shqipëria mund të marr çeljen e negociatave.
Ka së paku tre gjëra që Shqipëria I ka tejkaluar në perceptimin e Bruksëlit për negociatat.
E para është Reforma në Drejtësi, e mbaruar dhe fillimi I funksionimit të saj, procesi I Vetingut dhe tejkalimi I krizës me Greqinë, duke u futur në një proces stabilizmi të raporteve afatgjata me të. Të trija këto probleme, në të vërtet janë sfida të qeverisë dhe përgjegjësi e saj. Dhe për këtë arsye çelja e negociatave është përgjegjësi e qeverisë më shumë se sa e opozitës.
Ajo që po ndodh paradoksalisht në Shqipëri, është që opozita në vend që ta zhvlerësoj rëndësinë politike që ka për qeverinë hapja e negociatave, duke ja konsideruar asaj si detyrim, pra në vend që ta kthej këtë proces si test për qeverinë, po e kthen si test për opozitën.
Në të tre pikat ku Bruskeli krijon perceptimin për negociatat me Shqipërinë, opozita po sillet në një mënyrë të tillë sikur ato janë kushte kundër opozitës dhe jo pro Shqipërisë në BE.
Kështu fillimi I zbatimit të reformës në drejtësi, arrestimet e para të zyrtrëve të lartë, thyerja e mitit të familjes Berisha duke trokiTur në derën e prokurorisë, ndëshkimi nga SHBA I ish kryeprokurorit Adriatik Llalla, dhe fillimi I vetingut në drejtësi , po shikohen jo si detyrime të Shqipërisë për në procesin e integrimit të saj evropian, por si sulme ndaj opozitës.
Pra në vend që opozita ti mbështes këto procese që do të prekin dhe qeverinë, dhe mbështetës të saj, opozita po ja lehtëson punën qeverisë, duke u identifikuar me problemet e drejtësisë në vend dhe atë të vetingut. Ti vësh zjarrin parlamentit pse BE e SHBA, po rekomandon heqjen e kryeprokurorit Llalla sipas ligjit, dhe pastaj ta marrësh dhe në mbrojte kur shpallet “non grata” në SHBA, do të thotë të çosh mesazh të gabuar në Bruksel, për sfidat e Shqipërisë me drejtësinë. Në këtë pike, duket vërtet sikur drejtësinë këtu e ka penguar opozita, pasi në vend që opozita tia lërë në derë qeverisë testin për këto reforma që na duhen për në BE, u vë gjoksin pengesave dhe I merr vet përsipër.
E njëjta gjë mund të thuhet dhe për raportin e përmirësuar të Shqipërisë me Greqinë. Opozita jonë nuk është antigreke. Ajo nuk është nacionaliste dhe nuk ka ndonjë linjë antiperëndimore në raportet me Greqinë. Përkundrazi ajo ka qenë shumë e avancuar në raportet me Greqinë, aq sa ishte duke I bërë presion po kësaj qeverie para dy muajsh, që të pranonte pa kushte Marrveshjen Berisha Karamlis për Detin, biles duke e akuzuar Edi Ramën se e kishte paguar Gjykatën kushtetuse ta hidhte poshtë atë marrëveshje.
Tani që qeveria po I stabilizon raportet me Greqinë dhe po I shtyn para çështjet e mbetura pezull nga koha e Berishës duke legalizuar 2 prej pes varrezave, që ai u ka premtuar Greqisë, duke hequr ligjin e luftës me ta, duke u dhënë shanse qytetarëve shqiptarë me origjinë nga Çamëria të aplikojnë të drejtat e tyre, një pjesë të të cilave ua mohon ky ligj, dhe duke rinisur bisedimet për paktin detar, opozita del papritur kundër me qëndrime idjote, që bien ndesh dhe me ato që kanë bërë vet.
Kjo zbulon fakitn se opozita nuk ka gjë me Greqinë, por e ka me arsyen përse qeveria po ulet në bisedime me Greqinë dhe arsyeja është padiskutim procesi I negociatve me Bruskelin. Pra dhe këtu opozita në vend ta lërë qeverinë të testoj aftësinë e saj për ta tejkaluar problemin me Greqinë dhe pastaj të flas, po e konsideron këtë proces si sfidë ndaj saj dhe rekordit të ulët që ka në këtë histori.
Kështu që gjithë procesi I çeljes së negociatave po kthehet nga test për qeverinë, e cila e ka për detyrë ti përmbush kushtet , në një test për opozitën e cila ndjehet me sa duket e frikësuar se hapja e negociatave mund të fuqizoj qeverinë. Në të vërtet çelja e negociatave, nuk ka impakt politik në publik, por problem I opzoitës është se ka më shumë dëm nga reforma në drejtësi dhe Vetingu dhe jo se është e shqetësuar, se mos qeveria ka ndonjë përfitim qeveria nga hapja e negociatave.