Në seancën e ndërmjetësimit në “Shihemi në Gjyq”, në 12 nëntor të vitit 2017 ishin të pranishëm babë e bijë. Alkena thërret babain e saj, Nazif Zaçe, me pretendimin se babai e ka nxjerrë nga shtëpia, për të cilën kishte kontribuar vetë ajo. Ndërkohë mësohet se shtëpia ishte ne emër të vëllait të saj, Julianit. Alkena akuzon babain, por ky i fundit thotë së nuk ishte në dijeni së shtëpia ishte në emër të djalit të tij.
Në sancën e sotme të ndërmjetësimit, ka ardhur Juliani të përballet me motrën e tij, Alkenën. Ai ka ardhur nga Italia dhe do të përballet me motrën dhe babain. Eni Çobani ka zhvilluar disa takime më parë më Julianin dhe sot ai ka ardhur në studio, për të treguar të gjithë ngjarjen.
Juliani: Kam ardhur për të zgjidhur problemet e mia të gjithë këtyre 17 viteve. Motër e dashur, dua të di vetëm kaq, çfarë kusuresh kam unë të vi këtu?
Alkena: Ta jap përgjigjen unë me dy fjalë. Çfarë bërë këtu e 17 vite…?
Juliani: Të kam mbajtur ty dy vite e gjysmë, kam punuar si qeni… motër e dashur, thirri mendjes.
Eni Çobani: Në çfarë kuptimin e keni mbajtur?
Ndërkohë në studio ndërhyn bashkëshorti i Alkenës, Vladimir Kanina, dhe shprehet se ka qenë ai që e ka marrë Julianin në Itali dhe e ka mbajtur. Mes Julianit, Alkenës dhe bashkëshortit të saj, ndizet situata dhe ata debatojnë me njëri–tjetrin.
Eni Çobani: Në këtë seancë ndërmjetësimi jeni thirrur për një banesë, nëse jeni në dijeni. Këtu pretendohet se është blerë një banesë nga babai juaj, zoti Nazif, ndërkohë që ju thoni se është blerë nga ju dhe letrat janë tuaja. Ka mundësi të na sqaroni, sepse Alkena thotë se i ka derdhur ajo paratë e kësaj shtëpie për babain.
Juliani: Në ishim pa shtëpi, pa katandi, dhe i them babait gjej shtëpi tjetër dhe ta blej unë. Më tha e kam gjetur 8 milionë lek dhe ja kam dhënë lekët motrës në dorë.
Alkena: Më ke dhënë lekët e mia. Ty ato 20 mijë lireta që merrje, nuk të dilnin për cigare. Ti mua nuk ma hedh dot dhe djersën e atij nuk e hedh dot poshtë.
Eni Çobani: Ke ndonjë dokument që i ke thënë Alkenës 3 milionë lek?
Juliani: Dokument nuk kam, le të flasë babai.
Nazifi: Sot për herë të dytë me vjen zor të përballem me djalin tim. E kam nisur në Itali, kam shitur kamionin. Isha pa shtëpi, kam marrë shtëpi me qira. Sa herë vuajti nga stomaku në spital, dhëndri e ka shpëtuar. Më vjen turp të përballem me djalin tim.
Eni Çobani: Kemi një kontratë shitblerje, dhe këtu është emri i Julianit. Tani unë dua të sqaroj, lekët për të cilat pretendohet se është blerë kjo banesë, në të cilën zotëria thotë; ka bërë 8 milion. Deri tani thotë se 3 milionë ja ka thënë motrës, tani ka mundësi të më thuash ku u gjetën 5 milionë lekët? Gjithmonë gishti shkon tek Vladimiri.
Julian e mbani mend noteren, para të cilës keni kryer veprimet për blerjen e banesës?
Juliani: Nuk më kujtohet, e keni në letra…
Eni Çobani: Ku ndodhet zonja?
Juliani: Tek stacioni i autobusit në Durrës…
Eni Çobani: Me duhet ta them. Melpomeni Nika. Ju thotë gjë ky emër?
Juliani: Jo nuk e mbaj mend.
Eni Çobani: I keni parë dokumentat e shtëpisë?
Është kryer një prokurë e posaçme përpara noterit Islam Hysolli. Në asnjë nga emrat e prokurës nuk është firma e asnjërit. Kontrata e shitjes së apartamentit është e pavlefshme, pasi Donika dhe pjesëtarët e tjerë duhet të kishin firmosur. Kjo prokurë është e pavlefshme. Ky është një moment që ju duhet ta dinit që në fillim.
Ndërkohë që Eni Çobani tentoi të flasë më Donika Plasotin, ajo nuk pranoi të flasë në telefon.
Alkena: Me zonjën Donika unë kam shkuar ta takoj personalisht, ka pasur një kontakt me Julianin, pas seancës së parë të ndërmjetësimit dhe me tha se nuk do të përgjigjet më për ne.
Alkena pretendon se ka dhënë paratë e shtëpisë, dhe Juliani pretendon se ka dhënë paratë.
Eni Çobani i pyet se si mund ta vërtetojnë dhënin e këtij shpërblimi në para për këtë apartament ne momentin e shitjes.
Alkena: Që kur kam shkuar në Itali, burri im punonte ma rregulla dhe gjithçka është e vërtetuar, kur i dërgoja para babait tim, ndërkohë që vëllai im punonte pa dokumente dhe nuk kishte se ku ti gjente 8 milionë lek për të blerë shtëpinë.
Mes vëllait dhe motrës nis përsëri debati lidhur me jetesën në Itali.
Eni Çobani : Zonja Melpomeni ka bërë kontratë shitje. Kujt ja keni dhënë lekët kur keni blerë shtëpinë?
Juliani: Donika Plasotit…
Eni Çobani: Por, ajo ka thënë se ja ka shitur Nazif Zaçes.
Juliani: Unë nuk jam në dijeni fare për atë.
Eni Çobani: Ajo ka thënë se shtëpinë ja ka shitur zotit Nazifit. Të lutem ma verifiko si e ke blerë këtë banesë dhe ti themi motrës suaj, dhe Nazifit, kthehuni andej nga erdhët?
Juliani: Në deklaratën e parë, unë ja kam thënë 3 milionë lekët motrës dhe ajo ja ka dhënë babait.
Arditi Gjebrea: Dua të di çfarë ndodh me këtë shtëpi sot?
Eni Çobani: Ky apartament është në emër të Julianit dhe ne duhet të themi vetëm të vërtetën, por banon zoti Nazif.
Sigurisht fakti që zoti Nazif vazhdon të banojë dhe nuk ka pasur nga Julianin për lirimin nga kjo banesë, kjo nuk do të thotë që Nazifi të mos kërkojë pronësinë për këtë banesë për faktet që ka.
Eni Çobani : Si është e mundur që para noteres ju keni deklaruar 1 milion lekë të vjetra?
Juliani: Këtë e kam bërë unë, që të mos paguaj shumë para tek noterja.
Eni Çobani : Ju duhet të dispononi çfarë do lloj dokumenti ku provoni s’e keni blerë banesën 1 milionë lek të vjetra.
Arditi Gjebrea: Si mund të dalim të lumtur nga kjo situatë?
Eni Çobani : Ne kemi një pronar Juliani, dhe nëse ai me dëshirën e tij, pa i hyrë procedurave të kontrollit të mëtejshme të ligjshmërisë së dokumentave që ai ka fituar këtë banesë. Dhe do të pranonte publikisht, jo vetëm të lejonte babin të jetonte brenda, por dhe ti dhuronte atij banesën, për ti kaluar atij banesën në një formë që ligji e njeh. Ndërkohë Julianit i ngelet pesha më e madhe të provojë fitimin e kësaj pronësi, ku do e bënte akoma më të vështirë faktin e mbajtjes së tij të kësaj banese në emrin e tij.
Pas debatit i cili rindizet përsëri, Ardit vendos të nxjerri nga studio, Alkenën dhe bashkëshortin e saj në mënyrë që të Juliani të flasë me babin e tij në qetësi. Ai tha se nuk do ti nxjerrë nga shtëpia, deri sa të dy prindërit e tij të jenë gjallë, madje i premtoi se shumë shpejt do i mobilojë banesën me aq sa ka mundësi.
Arditi pyeti Julianin nëse ka kontribut motra e tij në banesë, dhe ai tha jo, ndërsa kur e drejtoi të njëjtën pyetje tek Nazifi, tha se vajza e tij ka kontribut.
Edhe pse Arditi ka kërkuar që shtëpia të jetë në emër të Nazifit dhe më pas me vdekjen e prindërve të ndahej mes dy fëmijëve, por Juliani nuk ka pranuar.
Nazifi nuk pranoi të jetojë tek shtëpia e djalit. “Ky ka hedhur poshtë nënën e tij, dhe nuk e njeh për nënë, por i thotë plakë, unë më mirë vdekjen pranoj, së të pranoj këtë”.
Mesa duket problemi në familje do të vazhdojë me procese gjyqësore, pasi asnjë nga të pranishmit nuk pranoi zgjidhjen e ofruar nga Eni Çobani./klan.al