Një ngjarje e pa precedent është regjistruar pak momente më parë në autostradën Tiranë-Durrës, ku sipas raportimeve të paktën 10 makina kanë çarë gomat në gropat të cilat ndodhen në korsinë e shpejtësisë në Sukth.
Denoncimin e ka bërë një qytetar për JOQ, i cili shkruan “komplet gomat të cara autostrada Tirane-Durres. Gropat ne mes te autostrades ne korsi te shpejtesise ne Sukth, Zoti na ruajtte! Mbi 10 makina cane gomen ne kohen qe po e nderroja timen. Gropa me te marre ne qafe”.