Kur e kundron këtë foto, realizuar 95 vjet më parë, ndjesia e parë që të vjen është, të ulësh kokën i turpëruar përkundjejt të parëve. Kjo elitë e shkëlqyer e parlametarizmit shqiptar është zëvendësuar sot me një tufë horash, kriminelësh, hajdutësh, vrasësish e pelivanësh që ia kanë nxirë faqen Shqipërisë.
PARLAMENTI I PARE SHQIPTAR (Viti 1921)
Emrat sipas rreshtave:
1-Llambi Goxhomani, Bahri Omari, Ali Koprenca, Milto Tutulani
2-Luigj Gurakuqi, Atë Gjergj Fishta, Shefqet Vërlaci, Osman Haxhia, Ahmet Zogolli, Eshref Frashëri
3-Shefqet Daiu, Ali Këlcyra, Kolë Thaçi, Halit Rroji, Banush Hamdi Bega, Qemal Vrioni, Ahmet Hastopalli, Dom Ndre Mjeda, Maliq Bushati, Pandeli Cale, Anton Beça
4-Spiro Koleka, Shuk Gurakuqi, Masar Këlliçi, Rexhep Mitrovica, Spiro Papa, Agatokli Xhitoni, Leonidha Frashëri, Syrja Pojani, Stavri Vinjau, Patuk Saraçi, Taqi Buda, Ibrahim Xhindi
5-Leonidha Koja, Koço Tasi, Mustafa Kruja, Qazim Kokoshi, Loni Kristo, Bajram Fejziu, Mustafa Maksuti, Qemal Mullaj, Sejfi Vllamasi, Bektash Cakrani