Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për plotësimin e kërkesave të studentëve, fill pas vendimeve të marra në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.
Basha tha në një konferencë për mediat se kryeministri Edi Rama po i mashtron studentët me “Paktin për Universitetin”, pasi sipas tij kreu i ekzekutivit nuk ka asnjë plan.
“Cikërrimat dhe mashtrimet me të cilat doli sot janë riciklim i atyre që ka thënë gjatë këtyre ditëve, nuk zgjidhin asnjë nga problemet e thella me të cilat përballen studentët. Tha që do i bëjë konviktet brenda mandatit, por konviktet nuk janë ‘Unaza’ ”, tha Basha.
Kryedemokrati iu ofroi qytetarëve dy “rrugëdalje” nga kjo gjendje “coroditëse”, që i parashtroi edhe në seancën e fundit plenare.
E para, anulimi i ligjit për arsimin e lartë që është zanafilla e të keqes. Ligji i arsimit të lartë është gurthemeli mbi të cilën qëndron kjo godinë korruptive; nuk jepen fonde e shqiptarët vidhen dyfish.
Drama e arsimit është kjo: paguhet më shumë se në Europë dhe kanë cilësinë më të dobët.
Hapi i parë, anulimi i ligjit dhe hartimi i një ligji për arsimin e lartë në konsultime me pedagogë, ku të mëshirohen standardet e Europës.
Demokratizim dhe jo centralizim, më shumë autonomi, rol më i madh për pedagogët e studentët. Një rikonceptim i mënyrës si do të rritet cilësia e mësimdhënies në universitete.
Rritja financiare nuk con në përmirësim të cilësisë. Mbështetje për infrastrukturën akademike që sot është në ditën e saj më të zezë, rankimi i universtiteteve.
Janë kolona për një ligj të arsmit të lartë.
Së dyti: Dyfishimi i buxhetit për arsimin e lartë. Rama nuk tha sto një të vërtetë që totali i buxhetit për arsimit është afërsisht 2 mln $ ca do zgjidhi me kaq?
Më tej, Basha cilësoi se fatura e këtij propozimi të Partisë Demokratike, duke u aplikuar me numrin e studentëve nëpër universitete publike dhe projektuar sipas të ardhurave të matura nga Censusi dhe INSATA, është në total 38 milionë dollarë.