Ka përfunduar në pranga i dyshuari kryesor për porositjen e v.rasjes së ish-oficerit të lartë të Policisë, Artan Cuko.
“Në kuadër të shkëmbimit të informacioneve me zyrat homologe dhe bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën është finalizuar me sukses ar.restimi në Athinë / Greqi, i personit në kërkim ndërkombëtar, Bledar Jambelli, alias Rikardo Muho, 38 vjeç, lindur në Fier”, sqaron policia e Shtetit.
Nga hetimet e kryera nga Policia e Tiranës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dyshohet se ky shtetas ka porositur v.rasjen e Cukut.
Po nga hetimi rezulton se motivi i krimit lidhet me arrestimin e tij në kohën kur v.iktima kryente detyrën e Drejtorit të Policisë Vlorë.
Arrestimi i tij në Greqi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.