Ekonomia shqiptare sot është shumë më konkurruese se sa 5 vite më parë, ndërsa viti 2018 shënoi një rritje të ndjeshme të punësimit.
Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Kryeministri Rama bëri me dije shifrat e një rritjeje cilësore të ekonomisë në vend, që përkthehet në më shumë vende pune.
“Në këtë vit, eksportet kapën vlerën e 30 % më shumë se sa 5 vite më parë. Ndryshe nga e shkuara e një rritjeje të vështirë ekonomike, sot fakt kemi 262 mijë të punësuar, të rregjistruar më shumë.
Nuk flasim për statistika të dalë nga anketat e punësimit, por shifra zyrtare. Janë në rregjistrat e shtetit, që paguajnë sigurime shoqërore dhe shëndetësore”, tha Rama.
Kryeministri shtoi se vetëm nga zyrat e punës këtë vit janë punësuar mbi 34 mijë persona.
Papunësia sipas Ramës ra nga 18.2 % në 12.4 %, shifra më e ulët historike e papunësisë në vend.