Dy persona kanë ndërruar jetë në spital pasi në kushtet e depresionit janë vetëhelmuar me fotoksinë.
Burime zyrtare nga Policia bëjnë me dije se shtetasi E.K 38 vjeç nga Tirana ka ndërruar jetë ditën e djeshme në spitalin e QSUT “Nënë Tereza” e ndërsa në spitalin e Kavajës po për të njëjtat shkaqe ka ndërruar jetë shtetasi S.SH 54 vjeç.
Njoftimet e policisë:
Më datë 26.02.2018, në QSUT, “Nënë Tereza”, ka vdekur shtetasi E.K, vjeç 38, banues në Babrru, pasi në banesë, në kushtet e depresionit është vetëhelmuar me fostoksinë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 99 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 26.02.2018, në fshatin Qerret, në banesë, është vetëhelmuar me fotoksinë shtetasi S.SH, vjeç 54, i cili ka vdekur në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë.