Në komunën e Leposaviçit thuajse çdo ditë mund ta shihni një person, të moshuar, teksa shet cigare nëpër rrugët e kësaj qyteze.
Bëhet fjalë për Miloje Simiç, babain e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Slavko Simiçit.
Në disa foto të siguruar nga “Indeksonline”, ai shihet me një kapelë duke fituar ‘bukën e gojës’ me shitje të cigareve.
Vlen të theksohet se djali i Milos, Slavko i Listës Srpska, merr pagë në Kuvendin e Kosovës nga 2500 deri në 4000 euro.